Kaq shumë gola, moti nuk kemi parë në një ndeshje Serie A

  • 24 August 2019 - 22:51
Kaq shumë gola, moti nuk kemi parë në një ndeshje Serie A

Fiorentina Napoli kanë dhuruar spektakël golash në Artemio Franci sonte, me napolitanet që kanë arritur të fitojnë në fund

Shumë gola, shumë spektakël është parë sonte në ndeshjen Fiorentina-Napoli.

Napoli ka fituar në fund por kreditë të mira duhen dhënë edhe Fiorentinës, me të cilën skuadër debutoi edhe Frank Ribery si zëvendësim.

Spektakli i golave nisi në minutën e 9’të ku shënoi Pulgar nga penalltia.

Napoli kthehet në lojë me dy gola brenda pesë minutave.

Në minutën e 38 shënon Mertens kurse rezultati përmbyset nga Insigne në minutën e 43 ku shënon nga penalltia.

Pjesa e parë përfundon në të mirë të Napolit.

Fiorentina e nis furishëm pjesën e dytë duke barazuar në minutën e 52-të me anë të Milinkovic.

Por, Napoli reagon shumë shpejt duke kthyer epërsinë në minutën e 56-të me Jose Callejon.

Spektakli i golave vazhdon ku Fiorentina shënon për të barazuar me Kevin Prince Boateng në minutën e 65-të por pas dy minutave reagon Napoli për të shënuar në minutën e 67 prapë me Insignen.

Në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 77-të por që nuk arriti të këtë impakt në këtë ndeshje.

Minuta pati edhe për Elseid Hysan që u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të. 

(Kosova Sot Online)