“Pa u qartësuar situata, Neymar nuk luan për PSG”

  • 24 August 2019 - 23:26
“Pa u qartësuar situata, Neymar nuk luan për PSG”

Tuchel ka pranuar që Neymar është i gatshëm për të luajtur për PSG edhe këtë vikend por klubi nuk do të lejon që ai të startojë pa e zgjidhur të ardhmen e brazilianit

“Ander Herrera, Kherer dhe Draxler nuk do të jenë gati nesër”, ka thënë trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Toulouse të dielën.

Ai nuk ka dashur të pranojë ose jo që Neymar do të jetë në listën e të ftuarve. Braziliani është gati dhe mund të luajë lojën e parë në sezonin e ri, megjithatë trajneri gjerman ka thënë se nuk do të luajë me Neymar deri të qartësohet situata, ai nuk do ta fton atë.

“Ai ka stërvitur mirë, ka punuar mirë për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe tani është mirë fizikisht, por klubi duhet ta sqarojë situatën e tij. Nëse situata nuk zgjidhet, ai nuk do të luajë kundër Toulouse”, ka thënë Tuchel kur është pyetur për brazilianin.

Është një situatë e çuditshme, pasi që as vetë trajneri nuk e di se a do të ftohet Neymar në skuadrën e tij një ditë para ndeshjes. PSG tashmë ka treguar se ai do të mbetet jashtë derisa të shmanget hidhërimi i tifozëve në Parc de Princes, të cilët e kishin fyer yllin në ndeshjen e parë të Ligue 1.

E ardhmja e tij ende është e pasigurt për sulmuesin brazilian, i cili mund të kalojë në Barcelonë, Real Madrid dhe Juventus. Megjithatë duket se i vetmi klub që ka qëllime të qarta për të nënshkruar me të është Barça. Megjithatë, klubi katalunas deri me tani ende janë larg pasi që nuk kanë bërë ndonjë ofertë që do të kënaqte PSG-në dhe presidentin Nasser Al Khelaifi.


Neymar ka ndikuar në paraqitjen e PSG-së

Në konferncën për shtyp, Tuchel ka thekuar se pasiguritë për Neymar janë duke ndikuar edhe në përgatitjet e skuadrës së tij për ndeshjet e radhës.

“Kjo situatë është shqetësuese sepse nuk ndihmon (në parapërgatitjen e skuadrës) dhe jo për shkak se të gjithë e dinë që një lojtar si Neymar është në fokus, por sepse kështu ndodh në të tilla situata. Kjo është normale kur folim për lojtarë të mëdhenj”, ka thënë trajneri gjerman.

I pyetur nëse qëndrimi në vëmendje i Neymar ndikon në skuadër, Tuchel është përgjigjur: “Po dhe jo. Po, sepse flitet shumë për të. Jo, sepse të të gjithë e dinë se kështu është futbolli sot”.

“Një lojtar si Neymar gjithmonë gjeneron interes. Të gjithë jemi mësuar me të gjitha këto situata, ndodh kur ai është linduar…Në çdo konferencë për shtyp, para dhe pas ndeshjes ne flasim për të. Nuk është një situatë e mirë për klubin, natyrisht”.

“Duhet ta pyesni Leonardon (drejtorin sportiv) apo klubin”, ka thënë Tuchel kur është pyetur për atë se a do të jetë në stol kundër Toulouse, derisa ka shtuar se të qenit në ekip në këtë ndeshje do të ndodh deri në momentin kur “qartësohet situata e tij në skuadër”. 

(Kosova Sot Online)