Klopp lartëson Salahun, çdo ditë e më shumë po përmirësohemi

  • 24 August 2019 - 23:41
Klopp lartëson Salahun, çdo ditë e më shumë po përmirësohemi

Mohamed Salah ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në fushë kundër Arsenalit dhe kjo nuk ka shkruar pa u vërejtur nga strategu gjerman

Jurgen Klopp e ka lavdëruar Mohamed Salahun për golin e tij të tretë, të cilin e ka quajtur të “mahnitshëm” derisa ka folur edhe për Roberto Firminon dhe Fabinhon në ndeshjen e sotme.

“Ne kishim ‘kaçik” që ti mbajmë ata gjatë tërë ndeshjes në presion”, ka thënë Klopp SkySports. “Mbrojtësit tonë anësorë ishin shumë larg mbrojtjes. Djemtë bën atë që ne kemi dashur dhe shënuam gola të bukur”, ka thënë Klopp.

“Vendimi për penalltinë ishte absolutisht i saktë. Goli i dytë i Mo’s ishte absolutisht i mahnitshëm, por pedigreja që treguan djemtë është sensacionale. Identiteti i jonë është presioni dhe ne e treguam këtë sonte”.

“Çfarë ne kemi bërë në katër lojët e para dhe çfarë ne kemi bërë sot është se jemi treguar më të saktë. Njerëzit flasin shumë për mbrojtjen tonë, këtë apo atë-shumicën e kohës kjo nuk ka të bëj asgjë me vijën e fundit por ne treguam si të reagojmë në disa situata”, ka thënë në fund Klopp.

(Kosova Sot Online)