E hëna, ditë vendimtare për të ardhmen e Alexis Sanchez

  • 25 August 2019 - 11:15
E hëna, ditë vendimtare për të ardhmen e Alexis Sanchez

Interi është shumë pranë transferimit të Alexis Sanchezit, edhe pse Manchester Unitedi tani dëshiron që klubi zikaltër ta ketë obligim jo opsion blerjen e kilianit në fund të sezonit.

Mediat italiane raportojnë se Interi nuk do të paguajë më shumë se 4.5 milionë euro për pagën e tij gjatë huazimit njëvjeçar.

Kjo nënkupton se Unitedi do të detyrohej ta paguante një të tretën e pagës së kilianit derisa ai do të luante në San Siro.

Sipas Mirror në Britani të Madhe, Unitedi tani kërkon që opsioni të bëhet obligim për ta blerë Sanchezin në fund të sezonit për 20 milionë euro dhe jo 15 siç është raportuar deri tani.

Mediat në të dy vendet shkruajnë se dita e hënë do të jetë vendimtare në bisedimet për 30-vjeçarin, i cili është i bindur se do të bëhet lojtar i Interit deri më 2 shtator. /Gazeta Express/