Babai i Shkodran Mustafit, Kujtimi ka një kërkesë për Arsenalin

  • 25 August 2019 - 11:57
Babai i Shkodran Mustafit, Kujtimi ka një kërkesë për Arsenalin

Babai i Shkodran Mustafit, Kujtim Mustafi, i ka kërkuar Arsenalit ta ulë çmimin e djalit të tij, pasi raportohet se Roma dhe Monaco e kanë ftohur interesimin për të shkaku i çmimit të lartë.

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi pasi Kostas Manolas u largua këtë verë në drejtim të Napolit.

Verdhekuqtë i kanë vëzhguar disa futbollistë, por Mustafi ka qenë vazhdimisht në radarin e tyre. Interesimi i tyre për shqiptarin, megjithatë, është zbehur pasi Arsenali i kërkon 27 milionë euro për ta lënë të lirë.

“Shkodrani pati një periudhë të mrekullueshme me Arseanlin. Ne ende kemi kontratë për edhe dy vjet dhe mund ta imagjinojmë qëndrimin këtu”, tha Kujtimi, i cili është edhe menaxher i Mustafit.

“Megjithatë, gjëja më e mirë për të dy palët është mbase të punohet për transferimin e tij. Ama për ta bërë këtu duhet një çmim në bazë të tregut të transferimeve”, shtoi ai.

Sipas Sky Sport Italia, Roma dhe Monaco ishin të interesuara për Mustafin, por hoqën dorë shkaku i çmimit prej 27 milionë euro që Arsenali e kërkon për të.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë iu bashkua Arsenalit për 41 milionë euro në vitin 2016, por ka dështuar t’i përmbushë pritjet në Londër.

(Kosova Sot Online)