Bernabeu vazhdon të jetë rrënimi i Real Madridit

  • 25 August 2019 - 12:22
Bernabeu vazhdon të jetë rrënimi i Real Madridit

Real Madridi dështoi në përpjekje për ta bërë Santiago Bernabeun kështjellë përsëri, me barazimin e së shtunës 1:1 kundër Real Valladolidit që solli ndjesi të njohura zhgënjyese nga sezonin e kaluar 2018/19.

Nëse të bardhët duan ta përmbushin synimin e Zinedine Zidane për të luftuar për titull në La Liga këtë sezon, atëherë së pari duhet ta përmirësojnë formën kur luajnë në shtëpi në mënyrë drastike.

Valladolidi e vazhdoi të shtunën trendin e krijuar nga ekipet vizitore duke mos treguar shenja frike në Bernabeu dhe doli nga aty me një pikë të fituar falë golit të vonshëm të barazimit nga Sergi Guardiola.

Real Madridi dështoi sezonin e kaluar para tifozëve të vet. U mposht nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve dhe u shkatërrua nga Barcelona në Kupën e Mbretit.

Këto dy ndeshje nuk ishin rastësi. Sepse shenjat nuk ishin pozitive në ligë, duke e parë numrin e madh të pikëve që Madridi i humbi në shtëpi.

Në total, Real Madridi i humbi 17 pikë në shtëpi, përfshirë pesë humbje (ndaj Levante, Real Sociedad, Girona, Barcelona dhe Real Betis) dhe një barazim (me Atletico Madrid). 

(Kosova Sot Online)