Krasniqi humb mundësinë për t’u bërë kampione bote, por mbetet në garë për medalje

  • 25 August 2019 - 12:38
Krasniqi humb mundësinë për t’u bërë kampione bote, por mbetet në garë për medalje

Distria Krasniqi e ka humbur mundësinë për të luftuar për titullin e kampiones së botës në xhudo, pasi u mposht në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Japoni nga numri një i botës, Funa Tonaki.

Krasniqi, megjithatë, do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë.

Ish-kampionia e botës dhe numri një i botës në kategorinë deri 48 kilogramë, japonezja Tonaki ishte superiore ndaj kosovares, duke fituar pasi e rrëzoi dy herë Krasniqin.

23-vjeçarja, e cila është kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, do ta ketë mundësinë ta fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në finale për të bronztën, Krasniqi do të përballet me  Laura Martinez Abelenda të Spanjës.

Krasniqi pati një ditë fenomenale në Japoni sot gjithsesi, duke e kaluar rundin e parë pa luftë për shkak se renditen në top 10-she, ndërsa në rundin e dytë, tretë dhe çerekfinalen i kaloi pas fitoreve bindëse para se të ndalej në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)