PSG publikon listën e të zgjedhurve nga trajneri Tuchel për përballjen ndaj Toulouse, Neymar jashtë

  • 25 August 2019 - 14:34
PSG publikon listën e të zgjedhurve nga trajneri Tuchel për përballjen ndaj Toulouse, Neymar jashtë

Paris Saint Germain, sapo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1. PSG do të përballet me Toulouse në “Parc  de Prince”.

Neymar ka mbetur përsëri jashtë listës së të përzgjedhurve nga trajner Tuchel.

Mes 27 vjeçarit dhe drejtuesve të PSG ishte vendosur paqja, pasi ai u pa të stërvitej me grupin ditën e djeshme dhe u mendua se ai do të grumbullohej me klubin për ndeshjen e radhës, por braziliani ka mbetur përsëri jashtë.

Të dëmtuarit Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Ander Herrera gjithashtu mungojnë, si dhe Layvin Kurzawa.

Image

(Kosova Sot Online)