Reali i gatshëm ta paguaj klauzolën e Rocas

  • 25 August 2019 - 14:54
Reali i gatshëm ta paguaj klauzolën e Rocas

Mesfushori i talentuar spanjoll, Marc Roca ka qenë shumë pranë transferimit te Bayern Munich.

Por ka qenë e përditshmja gjermane Bild që ka raportuar se në fund Bayerni ka hequr dorë për të nënshkruar me talentin spanjoll.

Garës për t’i fituar shërbimet e tij i është shtuar edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe në rast se nuk arrijnë te Pogba, atëherë do ta transferojnë Rocan në Santiago Bernabeu. 

Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Realit kanë pasur tanimë një takim me homologët e Espanyolit për lojtarin.

22-vjeçari shihet si pasardhësi i Luka Modricit te Real Madridi dhe kampionët e shumëfishtë të Spanjës janë gati të paguajnë klauzolën e tij.

Klauzola e largimit të Rocas nga Espanyoli është 40 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Realin.

Reprezentuesi i Spanjës U21 ka tri vite në ekipin e parë të Espanyolit ku ka zhvilluar 79 takime, duke shënuar një gol e duke asistuar në pesë të tjerë.

(Kosova Sot Online)