Ylli i Kombëtares së Kosovës pyet: A ka gjë më të mirë se pitja?

  • 25 August 2019 - 15:42
Ylli i Kombëtares së Kosovës pyet: A ka gjë më të mirë se pitja?

Duket se Benjamin Kololli është adhurues i pashoq i pites dhe nuk mund të ngopet duke e ngrënë brume, siç dëshmon edhe postimi i tij në rrjetet sociale.

Ylli i Kombëtares së Kosovës – i cili mungoi dje në humbjen shkatërruese të skuadrës së tij Zurich 4:0 nga lideri i Superligës së Zvicrës, Young Boys – nuk e ka fshehur aspak pëlqimin për brumin.

Ai e ka postuar një fotografi të pites me spinaq në Instagram Story dhe ka ngritur pyetjen: “A ka ma mirë se pite?”

27-vjeçari e ka lënduar nyjën e këmbës dhe mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e pret Republikën e Çekisë më 7 shtator, para se të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë.

(Kosova sot Online)