Aguero shkëlqen në fitoren e Cityt

  • 25 August 2019 - 17:15
Aguero shkëlqen në fitoren e Cityt

Sergio Aguero edhe njëherë ka shkëlqyer në fitoren e Manchester City, duke shënuar dy gola derisa kampioni i Anglisë ka fituar 1-3 si mysafirë i AFC Bournemouth

Manchester City ka arritur të tri pikë këtë javë në Premier Ligë pasi që dështoi një javë më parë në derbin kundër Tottenham, ku skuadra barazoi.

Por këtë javë ata nuk kanë gabuar dhe kanë arritur një fitore kundër Bournemouth, jo edhe aq të lehtë, pasi që vendasit disa herë u treguan të pandalshëm në kundërsulme.

Goli i parë për Cityn erdhi në minutën e 15 nga Aguero i cili shënoi pas asistimit të De Bryenes.

Rezultatin City e dyfishoi në minutën e 43-të. Kësaj radhe i saktë ishte Raheem Sterling kurse asistues ishte David Silva.

Në pjesën e parë u shënua edhe një gol.

Ishte goli i bukur i Harry Wilson nga gjuajtja e lirë në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë Bournemouth u mundua shumë që ta barazonte rezultatin, por City ruante posedimin dhe vazhdimisht sulmonte ekipin kundërshtar.

Pas një tollovie në zonë shënon prapë Aguero në minutën e 64-të, gol ky që ia jep tri pikë Cityt dhe e ngrit në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë pas Liverpoolit. 

(Kosova Sot Online)