De Bruyne bëhet lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që i arrin 50 asistime

  • 25 August 2019 - 18:03
De Bruyne bëhet lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që i arrin 50 asistime

Kevin De Bruyne është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që arrin në kuotën e 50 asistimeve.

Mesfushori belg ishte i magjishëm në fitoren e Manchester Cityt 1-3 në udhëtim te Bournemouthi, duke asistuar në golin e parë të Sergio Agueros.

De Bruyne ndër vite po tregon se është njëri ndër mesfushorët më të mirë aktualisht në botë, derisa ka vendosur një rekord të madh në ligën anglez. 

Belgu është bërë lojtari më i shpejtë që arrin të bëjë 50 asistime në Ligën Premier brenda 123 ndeshjeve.

Ylli i Citizens e ka lënë pas vetes Mesut Ozilin e Arsenalit që iu dashen 141 ndeshje për t’i bërë 50 asistime.

De Bruyne pas vetës ka lënë edhe emra të njohur si Eric Cantona (143), Dennis Berkamp (146), Cesc Fabregas (156), David Silva (166), David Beckham (170) dhe Thierry Henryn (174).

(Kosova Sot Online)