Drejtuesit e Milani udhëtojnë të hënën në Madrid për Correan

  • 25 August 2019 - 19:23
Drejtuesit e Milani udhëtojnë të hënën në Madrid për Correan

Milani vazhdon ta ketë si objektiv kryesor sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrës para mbylljes së afatit kalimtar dhe sulmi është faza ku ata shohin ende nevojë.

I pëlqyeri i drejtuesve të Milanit është argjentinasi i Atleticos, Correa, për të cilin pritet të bëjnë një veprim konkret.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Milani do ta dërgojë drejtorin Zvonimir Boban për të negociuar me Los Rojiblancos. 

Boban thuhet se do të udhëtojë në Spanjë të hënën për të hapur bisedimet me Atletico Madridi mbi sulmuesin Correa.

Atletico dëshiron 50 milionë euro për të, Milani është i gatshëm të shkojë deri në 42 milionë euro dhe mbajtjen e 30 për qind të kartonit në shitjen e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)