Historike: Griezmann shënon golin e parë në karrierë në Camp Nou

  • 25 August 2019 - 22:02
Historike: Griezmann shënon golin e parë në karrierë në Camp Nou

Antoine Griezmann ka shënuar për herë të parë gol në Camp Nou

Francezi asnjëherë më parë nuk kishte arritur që të shënonte gol në stadiumin e Barcelonës sa ishte lojtar i Atletico Madridit.

Por, këtë ai e bëri sonte në debutimin e tij në fanellë të Blaugranas.

Griezmann mori një top të mirë nga Sergi Roberto derisa ai shënon golin e barazimit në minutën e 41-të.

Pjesa e parë në Camp Nou ka përfunduar barazim 1-1. Për Betisin golin e ka gjetur edhe përforcimi i tyre më i ri Nebil Fekir i cili kaloi në avantazh mysafirët në minutën e 15-të. 


(Kosova Sot Online)