Majlinda Kelmendi në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Japoni

  • 26 August 2019 - 08:46
Majlinda Kelmendi në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Japoni

Majlinda Kelmendi e ka vazhduar rrugën për ta kompletuar het-trikun në Kampionatin Botëror të Xhudos, duke kaluar në çerekfinale të Tokyo 2019 të hënën.

Xhudistja kosovare e mundi me pikë Agata Perencin nga Polonia në rundin e tretë në kërkim të titullit të tretë botëror në kategorinë deri 52 kilogramë.

Pas një lufte të barabartë në fillim të duelit, Kelmendi nisi ta marrë kontrollin në dorë dhe kah fundi e hodhi në dysheme polaken. Në fillim gjyqtarët dhanë ippon për kampionen olimpike, por më pas e rikthyen vendimin dhe hedhjen e saj e llogariten vetëm një pikë.

Gjithsesi kjo i mjaftoi 28-vjeçares e cila e kaloi edhe këtë rund dhe tani do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017.

Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika. 

(Kosova Sot Online)