Habit Luiz: Mund t’i ndihmoj Arsenalit ta fitojë Premierligën

  • 26 August 2019 - 10:09
Habit Luiz: Mund t’i ndihmoj Arsenalit ta fitojë Premierligën

David Luiz beson se ekipi i tij i ri ka aftësi dhe mundësi për të shkëlqyer sikur ekipet e mëparshme të Arsenalit, duke shtuar se ai vetë mund t’i ndihmojë klubit ta fitojë Premierligën.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar, i cili e fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të FA Cup me ish-klubin e tij Chelsea, mendon se Arsenali mund të luftojë për tituj në të gjitha garat sivjet.

“Ky klub ka mundësi për të shkëlqyer siç ka shkëlqyer në të kaluarën. Ne kemi shumë talente, kemi lojtarë që kanë shumë cilësi”, tha Luiz.

“Kam ardhur këtu me ambicie për të luftuar për titullin në Premierligë, dua të luftoj edhe për tituj në gara të tjera po ashtu”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)