Pamje: Ibrahimovic 2 gola në barazimin dramatik të LA Galaxy kundër Los Angeles FC

  • 26 August 2019 - 11:36
Pamje: Ibrahimovic 2 gola në barazimin dramatik të LA Galaxy kundër Los Angeles FC

Zlatan Ibrahimovic i ka shënuar dy gola duke i ndihmuar LA Galaxy të mbetet i pamposhtur kundër rivalit Los Angeles FC pas barazimit dramatik 3:3 të dielën mbrëma.

Kapituni më i fundit i derbit “El Trafico” dhuroi një tjetër ndeshje fantastike dhe Ibrahimovicit iu deshën vetëm dy minuta për ta hapur llogarinë.

Por vetëm dhjetë minuta më vonë, Latif Blessing e barazoi rezultatin për LAFC, duke shënuar me kokë.

Ibrahimovic e ktheu epërsinë e vizitorëve brenda pak sekondave, para se Christian Pavon ta dyfishonte epërsinë pas vetëm një minute.

Para pushimit mes pjesëve, Blessing shënoi sërish duke e mbajtur në lojë LAFC-në.

Hero i vendasve ishte ish-sulmuesi i Arsenalit, Carlos Vela, i cili shënoi për 3:3 në minutën e 53-të.

Ibrahimovic për pak sa nuk e kompletoi het-trikun dhe një fitore për LA Galaxy në kohën shtesë, por goditja e tij e fuqishme nga jashtë zonës kaloi mbi portë. 

(Kosova Sot Online)