Rakitic, më afër Juventusit

  • 26 August 2019 - 13:55
Rakitic, më afër Juventusit

Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës

Ivan Rakitic mund të transferohet në Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Diario Sport”.

Ylli kroat u la në bankinë nga trajneri Ernesto Valverde në fitoren e Barcelonës me rezultat 5:2 ndaj Real Betisit të dielën mbrëma.

Prandaj, duket se klubi spanjoll po planifikon ta shesë ish-futbollistin e Sevillas para 2 shtatorit, kur mbyllet afati kalimtar.

Juventusi tashmë i ka nisur bisedimet me Barcelonën për Rakiticin.

Kampioni spanjoll ka nevojë për para pasi synon ta blejë Neymarin ndërkohë.

(Kosova Sot Online)