Majlinda fiton medalje në Botëror, ia uron Ramush Haradinaj

  • 26 August 2019 - 14:06
Majlinda fiton medalje në Botëror, ia uron Ramush Haradinaj

Suksesit të Majlinda Kelmendit në Kampionatin Botëror të xhudos i janë gëzuar të gjithë shqiptarët.

Edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka përgëzuar xhudisten pejane për medaljen e bronztë të fituar në Tokio Sot.

“Majlindë! Rruga jote në majat olimpike jo çdo herë rezulton me fitore. Por, kjo rrugë e një personi të pathyeshëm si TI, është fitore e përhershme për Kosovën. Sot e përjetësisht, çdo shqiptar është me TY, që vendit dhe popullit i ke dhënë krenarinë dhe emocionet më të veçanta, duke e vendosur përgjithmonë Kosovën në hartën e të artëve. Faleminderit! RH”, ka shkruar Haradinaj.

Siç dihet, ditë më parë trajneri i Majlindës, Driton Kuka iu bashkua partisë së Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)