Bora Zemani së shpejti me projekt të ri! Moderatorja nis xhirimet

  • 26 August 2019 - 14:03
Bora Zemani së shpejti me projekt të ri! Moderatorja nis xhirimet

Pas largimit nga “Digitalb”, Bora Zemanin e kemi parë nën logo të ndryshme televizionesh me projekte të reja.

Si fillim ajo u shfaq në ekranin e “TV Klan” ku prezantoi krahas Ardit Gjebreas “Këngën Magjike”.

Pas përfundimit të festivalit, moderatorja u zhvendos në platformën ‘Tring”, ku së fundmi po prezanton emisionin ‘3-shat’ së bashku me dy vëllezërit, Romeo e Donald Veshaj.

Por duket se pas këtij emisioni Bora Zemani nuk do të ndalet dhe është duke punuar për një projekt të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instastory. Xhirimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe Bora shfaqet e veshur me të bardha.

“Projekt i ri. Vjen së shpejti”, shkruan Bora mbi video.

Moderatorja nuk ka ndarë më shumë detaje lidhur me projektin e ri dhe nuk dihet ende nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e “Tring” apo do të eksperimentojë në ndonjë tjetër televizion.

(Kosova Sot Online)