Fiorentina e do Fredin

  • 26 August 2019 - 14:45
Fiorentina e do Fredin

Mesfushori mund të largohet nga Manchester United në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës

Fiorentina e ka ndërmend të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Klubi italian ia ka vënë syrin mesfushorit të Manchester Unitedit, Fred.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane Calciomercato. 

Klubi nga Serie A e ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për futbollistin, të cilin United e kishte blerë për 59 milionë euro.

Fred ndërkohë do të mundohet të zë vend titullari në “Old Trafford” për sezonin e ri, por nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet tek Viola në ditët në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)