Rordigo drejt Atleticos

  • 26 August 2019 - 14:47
Rordigo drejt Atleticos

Atletico Madridi po e konsideron Rodrigon zëvendësues të Angel Correas, i cili mund t’i bashkohet Milanit

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo po planifikon të largohet nga klubi aktual për t’iu bashkuar Atletico Madridit para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se 28 vjeçari mund të transferohet në Madrid pasi Atletico e do atë për ta zëvendësuar Angel Correan, i cili mund t’i bashkohet Milanit. 

Sidoqoftë, Valencia i kërkon afro 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll.

Mbetet të shihet nëse “Los Colchoneros” do të jenë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë për Rodrigon.

(Kosova Sot Online)