Barça, në garë për Emre Can

  • 26 August 2019 - 14:53
Barça, në garë për Emre Can

Emre Can pritet të largohet nga Juventusi këtë verë dhe interesimi i klubeve për të është i madh

Barcelona është duke e udhëhequr garën për transferimin e Emre Can.

Negociatat në mes të gjigantit katalunas dhe Juventusit do të vazhdojnë në ditët në vazhdim, shkruan Calciomercato. 

Sidoqoftë, Paris Saint Germain, Bayern Munich e Monaco po ashtu e kanë shprehur interesimin për mesfushorin gjerman, i cili pritet të largohet nga Torino.

Can ishte zëvendësues në ndeshjen hapëse të sezonit të ri me Juventusin në fitoren ndaj Parmës.

(Kosova Sot Online)