James shpreson ende tek transferimi në Itali

  • 26 August 2019 - 15:37
James shpreson ende tek transferimi në Itali

Mesfushori kolumbian nuk dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, ku u kthye nga Bayern Munichu.

James Rodriguez shpreson ende të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Përfaqësuesi kolumbian ishte startues në barazimin e fundjavës që shkoi ndaj Real Valladolidit.

Mirëpo, ish-futbollisti i Portos, Monacos e Bayern Munichut e preferon më shumë largimin nga “Santiago Bernabeu”, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave të huaja, James shpreson të transferohet në Napoli, ku do të punonte nën drejtimin e Carlo Ancelottit, të cilin e kishte trajner në Real.

Sipas të së përditshmes italiane “Il Mattino”, menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes do të takohet sot me drejtuesit e klubit për të diskutuar rreth së ardhmes së Jamesit. 

(Kosova Sot Online)