Lëndohet Martial, kjo bllokon kalimin e Alexis në Inter?

  • 26 August 2019 - 16:59
Lëndohet Martial, kjo bllokon kalimin e Alexis në Inter?

Manchester United mund të tërhiqet nga propozimi që Alexis Sanchez të huazohet në Inter nëse Anthony Martial vërtetohet se ka një lëndim serioz

Martial u detyrua të largohet nga loja shkaku i lëndimit në humbjen e Manchester United 2-1 kundër Crystal Palace dhe ekziston një frikë se ai është lënduar më rëndë në ije.

Megjithatë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se 24 vjeçari do të kthehet “gjatë javës”, shkruan The Guardian por ka tërhequr vërejtjen se kiliani mund të qëndrojë në Old Trafford për të qenë në dispozicion nëse lëndohet francezi.

Mbetet të shihet se si do të ecin negociatat në mes të dy klubeve.

Në të njëjtën kohë, sulmuesi është stërvitur me djajtë e kuq të hënën. 

(Kosova Sot Online)