Milan insiston për Aurier

  • 26 August 2019 - 17:23
Milan insiston për Aurier

Milan raportohet se është duke e shtyrë shumë përpara mbrojtësin e Bregut të Fildishtë, Serge Aurier.

Sipas Soccer Link, bisemet “kanë vazhduar” javën e kaluar në mes të dy klubeve dhe një marrëveshje mund të arrihet më dy shtator.

Ueb-faqja shkruan që Aurier dëshiron që të largohet nga Tottenham për në Milan pasi dështoi për të shkëlqyer në Londrën Veriore.

Megjithatë, ai nuk do të largohet për një çmim të lirë nga Spurs sepse ata kërkojnë 25 milionë euro për ish mbrojtësin e Paris Saint-Germain.

Arritja e tij mund të vë në dyshim të ardhmen e Andrea Contit, me Davide Calabria që për momentin është zgjidhja e parë për Diavolo. 

(Kosova Sot Online)