Akil Gjakova mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror

  • 27 August 2019 - 09:12
Akil Gjakova mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror

Akil Gjakova i ka humbur shpresat për ta shtuar edhe ndonjë medalje në koleksionin e medaljeve të fituara nga xhudistët kosovarë gjatë Kampionatit Botëror Tokio 2019.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë, ndërsa sot Nora Gjakova e ka zënë një vend në çerekfinale, nga ky shpreson ta sigurojë edhe ajo ndonjë medalje.

Të njëjtin fat si këto tri xhudiste nuk e pati edhe Akil Gjakova, të cilit iu shua ëndrra për medalje në Kampionat Botëror qysh në rundin e tretë.

Ai e nisi rrugëtimin e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë i fortë për xhudistin gjerman, Igor Wandtke.

Me të njëjtin hap nuk e vazhdoi edhe përballjen e rundit të tretë, ku pësoi disfatë kundër xhudistit nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të premten nga ora 05:00 e mëngjesit. 

(Kosova Sot Online)