16-vjeçari Fati e turpëron Rakitcin në stërvitje

  • 27 August 2019 - 11:58
16-vjeçari Fati e turpëron Rakitcin në stërvitje

Pasi e bëri debutimin e tij për Barcelonën në ndeshjen kundër Real Betisit, 16-vjeçari Anssumane Fati e dëshmoi pse meriton të jetë pjesë e ekipit të parë edhe gjatë një seance stërvitore.

Anssumane Fati u bë lojtari më i ri që debutoi për Barcelonës që nga viti 1941, kur luajti për herë të parë për Barcelonën në fitoren me rezultat 5:2 kundër Real Betisit, të dielën.

16-vjeçari, të cili iu nevojit leja e prindërve për t’u bërë pjesë e skuadrës së Barcelonës për këtë ndeshje, e dëshmoi talentin e tij edhe gjatë seancave stërvitore.

Fati pasi mundësi të luajë për Barcelonës për shkak se tre sulmues të tjerë të Barcelonës – Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele – ishin të lënduar. Megjithatë, duke e parë talentin e tij, 16-vjeçari mund të luajë edhe gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Pas paraqitjes së tij të dielën, Fatit iu dha mundësia të stërvitet sërish me ekipin e parë të katalonasve të hënën, ku viktimë e tij u bë mesfushori kroat, Ivan Rakitic.

Barcelona së fundi e shpërbleu futbollistin me kontratë të re trevjeçare, ku ka klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Fati u rrit në Sevilla – ku edhe e nisi karrierën e tij si futbollist – dhe për të ishte interesuar edhe Real Madridi. Mirëpo, ai vendosi ta zgjedhë Barcelonën.

“Real Madridi ofroi më shumë para sesa Barcelona. Por Barcelona më erdhi në shtëpi me një kontratë dhe më bindi. Kur Sevilla e zbuloi, ata u zemëruan dhe nuk e lejuan Fatin të luaj për një vit”, kishte zbuluar babai i Fatit. Bori. 

(Kosova Sot Online)