Cantona fiton çmimin presidencial të UEFA-s
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Eric Cantona, do të shpërblehet me çmimin presidencial të UEFA-s për shkak të përkushtimit të tij për t’u përmirësuar jetën të tjerëve.
53-vjeçari, i cili i ka bërë 45 paraqitje për Francën, do ta marrë çmimin në Monaco, të martën.
Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka lënë përshtypje puna e Cantonas pas pensionimit të tij nga futbolli.
“Ky çmim nuk jepet vetëm në shenjë mirënjohje për karrierën e tij si futbollist i kalibrit më të lartë, por e nderon atë edhe për personin që është”, u shpreh Ceferin.
‘Ai është një njeri që i refuzon kompromiset, që e ngre zërin për vlerat e tij, që e jep mendimin e tij të sinqertë dhe, veçanërisht, e vendos zemrën dhe shpirtin në mbështetje të kauzave në të cilat beson”.
Cantona e kishte titullin e ligës angleze me Leeds United në vitin 1992 para se t’i bashkohej Manchester Unitedit, ku i fitoi katër Premierliga dhe dy Fa Cup.
Ai u pensionua në moshën 30-vjeçare në vitin 1997 dhe filloi të merrej me shoqata bamirëse.
Fitues të mëparshëm të këtij çmimi janë: David Beckham, Johan Cruyff, Bobby Charlton, Franz Beckenbauer, Bobby Robson dhe Paolo Maldini.
(Kosova Sot Online)