Barça e sakrifikon Rakitiçin

  • 27 August 2019 - 12:45
Barça e sakrifikon Rakitiçin

Mesfushori kroat pritet të largohet nga kampioni spanjoll këto ditë për t’u transferuar në Juventus.

Ivan Rakitiç nuk ka më vend tek Barcelona.

Përfaqësuesi kroat ka përfunduar në bankinë në dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Prandaj, mediat spanjolle shkruajnë se Barça po planifikon ta shesë mesfushorin kreativ.

E përditshmja “AS” shkruan se trajneri Ernesto Valverde e ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e 31 vjeçarit.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për ish-futbollistin e Sevillas nuk mungon.

Më herët, nënkampionin e botës me Kroacinë e donte Paris Saint-Germaini.

Kurse, së fundmi interesim për Rakitiçin ka shfaqur Juventusi. 

(Kosova Sot Online)