Silva: Nuk mund ta duroj situatën e krijuar në klub, Neymar duhet të vendos për të ardhmen

  • 27 August 2019 - 13:46
Silva: Nuk mund ta duroj situatën e krijuar në klub, Neymar duhet të vendos për të ardhmen

Thiago Silva ka thënë se Neymar duhet të vendos për të ardhmen e tij dhe të zgjidhet sa më shpejtë situata e tij.

Mbrojtësi brazilian shpreson që bashkëkombësi i tij të qëndrojë te Paris Saint-Germian edhe pse situat është tejet e tensionuar.

“Neymar është i domosdoshëm për PSG dhe mund t’i fitojë përsëri zemrat e tifozëve. Ai duhet të qëndrojë në klub. Ai ishte te Barça, tani është me ne dhe dua të mos largohet”, ka thënë Silva në një intervistë për RMC Sport. 

“Është një problem i veçantë mes lojtarit dhe klubit, ndaj ne nuk mund të përfshihemi. Unë shpresoj që të qëndrojë. Ia kam thënë dhe atij, edhe pse është e vështirë t’ia përsëritësh gjithë kohës: Qëndro, qëndro. Nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh mes tij dhe klubit. Sinqerisht, shpresoj që merkatoja të mbyllet sa më shpejt, sepse nuk mund ta duroj më”, ka shtuar më tej ai.

Silva ka shtuar më tej se tifozët i shfaqën pankartat kundër tij pasi që ata janë të zemëruar me situatën e krijuar, mirëpo nëse Neymari qëndron e gjitha do të kalojë.

(Kosova Sot Online)