Reali e rrit ofertën për Bruno Fernandes

  • 27 August 2019 - 14:33
Reali e rrit ofertën për Bruno Fernandes

Gjiganti spanjoll po planifikon të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar veror

Real Madridi po mendon ta rrisë ofertën për yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Mesfushori portugez e kaloi një sezon fantastik dhe gjatë verës u kërkua nga klube të njohura evropiane.

Tash, “Los Blancos” po planifikojnë ta dyfishojnë ofertën për ta bindur Sportingun që t’ia shesë lojtarin.

Reali njëkohësisht e ka angazhuar menaxherin Jorge Mendes për t’ju prirë negociatave për ta sjell Fernandesin në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)