Parashikohen grupet e Ligës së Kampionëve, Real Madridi e Liverpooli në grupin e vdekjes

  • 27 August 2019 - 15:30
Parashikohen grupet e Ligës së Kampionëve, Real Madridi e Liverpooli në grupin e vdekjes

Të enjten do të hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019/20 të Ligës së Kampionëve, ku të gjitha klubet pjesëmarrëse do të tentojnë t’i shmangen grupit të vdekjes.

Shorti për fazën grupore të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 29 gusht në Monaco, dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.

Në përgjithësi 32 ekipe do të vendosen në katër vazo para se të hidhet shorti, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa gjashtë të tjera kualifikohen përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham. Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të koeficientit të UEFA-s. Ndër këto klube janë edhe Interi dhe Valencia.

The Sun mori pjesë në një simulim të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Rezultati i këtij shorti solli lajme të këqija për Real Madridin e Liverpoolit, të cilët u bënë pjesë e grupit të vdekjes.

Sipas këtij parashikimi, Tottenhami do të jetë sërish në grup me Barcelonën, ndërsa Juventusi do të përballet me Atletico Madridin në Grupin C.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do ta zhvillohen më 17 dhe 18 tetor, ndërsa të fundit do të zhvillohn më 10 dhe 11 dhjetor. 

(Kosova Sot Online)