Roma gjithnjë e më afër transferimit të Lovrenit

  • 27 August 2019 - 16:00
Roma gjithnjë e më afër transferimit të Lovrenit

Roma është e gatshme që të bëjë ofertë të re në drejtim të Liverpoolit për mbrojtësin Dejan Lovren, sipas Corriere dello Sport.

E përditshmja italiane raporton se Giallorossët po tentojnë që ta transferojnë mbrojtësin kroat, pasi dështuan në transferimin e Daniele Ruganit nga Juventusi.

Lovren nuk ka arritur ende të bëjë asnjë paraqitje në këtë sezon të ri te The Reds, andaj po mendon që të largohet në këtë afat kalimtar. 

Blerja do të bëhet e detyrueshme nëse ai luan një numër të caktuar ndeshjesh.

Roma kishte qenë në bisedime edhe për transferimin e  Toby Alderweireld, por çmimi i tij nuk ishte i përballueshëm.

Skuadra italian shpreson që ta mbyll transferimin e Lovrenit në këtë javë, pasi afati i transferimeve në Itali mbyllet më 2 shtator.

(Kosova Sot Online)