Dembele buzë largimit, e fshinë Barcelonën nga llogaritë e veta në rrjetet sociale

  • 27 August 2019 - 18:42
Dembele buzë largimit, e fshinë Barcelonën nga llogaritë e veta në rrjetet sociale

E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barçë është koklavitur edhe më shumë të martën. Francezi, për të cilin thuhet se do të përfshihet në marrëveshje për Neymarin, e ka fshirë Barcelonën nga çdo llogari e vetja në rrjetet sociale.

Barcelona është në bisedime me Paris Saint-Germain për Neymarin, dhe parisienët duan që në marrëveshje të përfshihet Dembele. Anësori francez ka dhënë indikacione të qarta se mund të largohet nga Camp Nou këtë verë.

Dembele, i cili është i lënduar momentalisht, pritet të ndëshkohet nga klubi sepse kishte refuzuar t’i nënshtrohej testeve mjekësore dhe këto mund të jenë ditët e fundit të tij si lojtar i Barçës.

Edhe pse 22-vjeçari ende ka fotografi me fanellën e Barçës, ai e ka larguar Barcelonën nga përshkrimi i tij në Instagram. 

(Kosova Sot Online)