Eriksen refuzon rinovimin, tri klube të mëdha ende shpresojnë në transferimin e tij

  • 27 August 2019 - 18:58
Eriksen refuzon rinovimin, tri klube të mëdha ende shpresojnë në transferimin e tij

Juventusi, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.  

E ardhmja e Eriksen është akoma e pasigurt pasi ka edhe një vit kontratë me Tottenhemin dhe nuk ka rinovuar ende.

Sipas lajmeve të fundit nga Anglia, mesfushori danez ka refuzuar një ofertë prej 200 mijë funte në javë për rinovim me klubin aktual. 

27-vjeçari dëshiron të largohet nga Liga Premier dhe sipas asaj që shkruan “Daily Mail” në gjurmët e lojtarit janë Juventusi, Reali dhe Atletico Madridi.

Italianët po punojnë të arrijnë një marrëveshje me lojtarin, për transferimin e tij në Torino pas një sezoni si një lojtar i lirë.

Megjithatë drejtuesit e Tottenhemit, shpresojnë të rinovojnë kontratën me Eriksen, në mënyrë që të mos e humbin atë falas pas një sezon më vonë.

Kjo mund të bëjë që klubi ta shes edhe brenda këtyre ditëve, pasi afati në Itali dhe Spanjë është hapur ende.

(Kosova Sot Online)