Tifozi i Schalkes ankohet në polici se Bayern Munich u ndihmua nga gjyqtari

  • 27 August 2019 - 18:57
Tifozi i Schalkes ankohet në polici se Bayern Munich u ndihmua nga gjyqtari

Një tifoz i zemëruar i Schalke 04 është ankuar në polici për nivelin e referimit në ndeshjen e klubit të zemrës kundër Bayern Munich.

Tifozi është tërbuar me gjyqtarin, i cili sipas tij, ia kishte mohuar dy penallti Schalkes në fitoren e Bayernit me rezultat bindes 3:0.

Gjyqtari me përvojë, Marco Fritz dhe video asistenti Bastian Dankert janë akuzuar nga ky tifoz për hile për shkak të vendimeve të tyre në këtë ndeshje të Bundesligës, ka thënë policia në Gelsenkirchen.

Fritz nuk i akordoi si penallti dy prekje me dorë të lojtarëve të Bayernit, Benjamin Pavardit dhe Ivan Perisicit.

Më e rëndësishmja, VAR-i nuk u përdor në asnjërin prej këtyre dy rasteve. 

(Kosova Sot Online)