Ish-trajneri i Baselit, Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës se Salah e Shaqiri te klubi zviceran

  • 27 August 2019 - 19:25
Ish-trajneri i Baselit, Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës se Salah e Shaqiri te klubi zviceran

Granit Xhaka i Arsenalit është më i mirë se Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salahu, të dy futbollistë të Liverpoolit.

Kështu së paku ka thënë ish-trajneri i klubit zviceran, Basel, Heiko Vogel, i cili beson se mesfushori ka tipare të një lideri.

“Ishte koha kur Graniti u bë kampion botëror me grupmoshat deri 17 vjet me Zvicrën. Ishte një ndërprerje ndërkombëtare dhe ne patëm ndeshje miqësore me Baselin. Xhaka hyri në minutën e 70-të. Në të 75-tën ai merr topin, bën disa metra dhe nga distanca shënon një super gol”, tha fillimisht ai. 

“Ende e mbaj mend si u ula në autobus më pas dhe mendova: Ju po flisni për Shaqirin? Xhaka është më i mirë. Ky ishte fillimi i dashurisë time personale për të. Granit ishte tepër i qartë në moshën 18-vjeçare në veprimet dhe pikëpamjet e tij. Ai ishte një drejtues i lindur natyror. Gjithashtu Salah ishte mbresëlënës – por në një mënyrë tjetër”, pohoi strategu.

Ai më tutje ka folur edhe për Shaqën duke thënë se kishte potencial të madh dhe se në fillim ka luajtur si mbrojtës të majtë te të rinjtë te klubi zviceran.

Ndryshe, Xhaka tash së fundi është bërë kapiten i skuadrës angleze të Arsenalit gjersa të njëjtin rol e ka luajtur edhe te ish-klubi, Borussia Moenchengladbachut.

(Kosova Sot Online)