Ribery e fton Robbenin e Ibrahimovicin te Fiorentina

  • 27 August 2019 - 19:42
Ribery e fton Robbenin e Ibrahimovicin te Fiorentina

Frank Ribery u largua nga Bayern Munichu pas 12 vjetësh dhe nënshkroi për Fiorentina në moshën 36-vjeçare.

Nga ana tjetër, Arjen Robben, me të cilin luajti së bashku për dhjetë vjet te Allianz Arena, nuk e ndoqi rrugën e francezit, por u tërhoq paksa nga bota e futbollit.

Sidoqoftë, në një intervistë me El Mundo Deportivo, një nga anësorët më të mirë në dekadat e fundit nuk mund të thoshte me siguri se do të tërhiqej krejtësisht. 

“Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj 35-vjeçari holandez, kur u pyet kur mund të kthehej në fushë dhe shtoi Kush e di. Ndoshta do të më marrë malli për futbollin brenda disa muajsh. Megjithatë, sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë do të kthehet. Unë nuk mendoj se ka shumë shanse për kthimin tim, por po e përsëris, ku e di”, tha Robben në një intervistë për gazetën katalunase.

Nga ana tjetër, mediat italiane raportojnë se Ribery sot e ka ftuar ish-bashkëlojtarin t’i bashkohet në Firencë. “Mund të mendoja për këtë, por vetëm nëse Zlatan Ibrahimovic do të vinte në Firencë”, pohoi francezi.

Robben aktualisht është një lojtar i lirë dhe ka luajtur 602 ndeshje gjatë karrierës duke realizuar 209 gola dhe 158 asistime dhe ka fituar 30 trofe.

(Kosova Sot Online)