Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

  • 27 August 2019 - 20:06
Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

Takimi i mbajtur të martën mes Barcelonës dhe PSG-së rreth Neymarit ka përfunduar pa marrëveshje.

Sipas disa mediave, megjithatë marrëveshja duket se është në rrugën e duhur dhe se pritet të arrihet shumë shpejt.

“Ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por ne po negociojmë, jemi shumë afër”, tha menaxheri Javier Bordas pas mbërritjes në Barcelona nga Parisi. 

Të dy palët do të vazhdojnë të negociojnë gjatë orëve të ardhshme me idenë e arritjes së një marrëveshje para përfundimit të afatit kalimtar të verës, i cili do të zgjas deri më 2 Shtator.

Kataluansit thuhet se kanë ofruar 170 milionë euro që do të paguhej në dy këste, sipas Le Parisien. Emri i Ousmane Dembeles ishte gjithashtu në tryezë, por deri më tani propozimi nuk e ka kënaqur klubin francez.

Ndryshe, Neymari ka luajtur një rol vendimtar në orët para takimit pasi i informoi parisienët se dëshiron të luan te Barça.

(Kosova Sot Online)