Ideja e shkëmbimit Dybala-Icardi, nuk ka vdekur ende

  • 27 August 2019 - 20:30
Ideja e shkëmbimit Dybala-Icardi, nuk ka vdekur ende

Ideja e një shkëmbimi të mundshëm që përfshin Paulo Dybala dhe Mauro Icardi nuk është plotësisht e vdekur.

Icardit tashmë i është thënë se ai nuk është pjesë e planeve të Interit edhe pse Wanda Nara kishte thënë se dikush në klubi i ka thënë të qëndrojë.

Ishte drejtori i deleguar Beppe Marotta, ai që ia mbyll derën përfundimisht argjentinasit. 

Në anën tjetër Paulo Dybala është në shitje dhe gjatë javëve të fundit asnjë klub nuk arriti të nënshkruajë me të.

RaiSport pretendon se ideja e një shkëmbimi që përfshin Icardin dhe Dybalan është në diskutim pavarësisht se të dy klubet mohojnë ndonjë bisedë për këtë idenë.

Në ditët në vijim mund të ketë të tjera lajme në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)