Zyrtare: Joao Mario kalon nga Interi te Lokomotiva Moska

  • 27 August 2019 - 20:52
Zyrtare: Joao Mario kalon nga Interi te Lokomotiva Moska

Joao Mario është lojtar i Lokomotivës së Moskës, ku kalon në huazim për një vit. 

Mesfushori i kaloi me sukses vizitat mjekësore, dhe tani ka ardhur zyrtarizimi si lojtari më i ri i Lokomotivës së Moskës.

Portugezi kaloi te Interi në 2016, por nuk bindi me paraqitjet e tij, dhe kjo e detyroi klubin ta largojnë.

Ka qenë klubi rus që e ka bërë zyrtarizmin e 26-vjeçarit në rrjetet sociale.

Mario ka kaluar te rusët në formën e huazimit më të drejte  blerje në fund të sezonit.

Shuma që do të paguhet është 18 milionë eurove.

Lokomtoiva do t’i paguajë pagat e portugezit në këtë vit sa është në huazim.

(Kosova Sot Online)