Gjyqtarët e Premierligës urdhërohen të mos i përdorin ekranet e VAR-it

  • 28 August 2019 - 08:58
Gjyqtarët e Premierligës urdhërohen të mos i përdorin ekranet e VAR-it

Zyrtarët e Premierligës nuk po tundohen nga thirrjet që gjyqtarët të fillojnë t’i përdorin ekranet e VAR-it (Video Assistant Referee) gjatë ndeshjeve, pasi që ata besojnë se një gjë e tillë do t’i ngadalësonte shumë ndeshjen.

VAR-i, që po përdoret për herë të parë në Premierligë këtë sezon, u kritikua ashpër këtë të diel, pasi që tifozët pretendonin se Manchester Cityt dhe Tottenhamit duhej t’iu ishte akorduar nga një penallti.

Teknologjia e re as nuk e këshilloi gjyqtarin të ndryshojë vendimin e tij e as nuk e këshilloi atë ta shikojë incidentin edhe një herë në ekranin e vendosur pranë fushës në stadium.

Mirëpo, autoritetet përgjegjëse nuk do të dorëzohen para këtyre kërkesave, pasi që ata besojnë ende në versionin aktual të VAR-it, që bazohet në ndërhyrje minimale gjatë ndeshjes.

Dailymail raporton se zyrtarët e Premierligës preferojnë të kritikohen se po e përdorin VAR-in shumë pak më shumë sesa që të kritikohen se po e përdorin më shumë sesa që duhet.

Megjithatë, ata janë të gatshëm t’i pranojnë disa ndryshime në sistemin aktual pas takimit me aksionarët e klubeve, që do të zhvillohet në shtator. Mediat angleze raportojnë se klubet do të preferonin që kjo teknologji të ishte më e përshirë në ndeshje.

(Kosova Sot Online)