Zbulohet shuma e parave që e kërkon PSG-ja për Neymarin

  • 28 August 2019 - 12:43
Zbulohet shuma e parave që e kërkon PSG-ja për Neymarin

Gjiganti francez preferon ta shesë përfundimisht yllin brazilian, e jo ta japë atë në formë huazimi.

Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta lë Neymarin të largohet nga Franca.

Mirëpo, gjiganti parisien kërkon kushte për të ndodhur kjo.

PSG e ka refuzuar kërkesën e Barcelonës për huazimin e yllit brazilian në Camp Nou.

Sipas të së përditshmes franceze “Le Parisien”, klubi nga Ligue 1 i do 170 milionë euro për Neymarin, të cilin e kishte blerë për 222 milionë nga klubi spanjoll.

Tash topi është tek Barcelona, nëse është e gatshme ta paguajë shumën e kërkuar për ish-futbollistin e Santosit.

Ndërkohë, interesim për Neymarin gjatë kësaj vere ka shfaqur edhe Real Madridi.

Gjithçka rreth së ardhmes së futbollistit pritet të mbyllet brenda kësaj jave.

(Kosova Sot Online)