Diego Costa drejt Serie A

  • 28 August 2019 - 12:45
Diego Costa drejt Serie A

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle mund të largohet nga Atletico Madridi në fund të afatit kalimtar të verës

Diego Costa mund të largohet nga Atletico Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas mediumit italian “La Repubblicca”, interesim për ish-futbollistin e Chelseat ka shfaqur Napoli.

Carlo Ancelotti është në kërkim të një sulmuesi gjatë tërë verës, por ende nuk ka arritur ta transferojë atë.

Prandaj, Costa mund të jetë “Mister X” i Napolit për sezonin e ri.

Gjithashtu, klubi nga “San Paolo” është i interesuar edhe për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

(Kosova Sot Online)