US Open: Nadal fiton me lehtësi, befason Thiem

  • 28 August 2019 - 12:47
US Open: Nadal fiton me lehtësi, befason Thiem

Në Nju Jork janë luajtur sot ndeshjet e radhës së raundit të parë të grand slam të US Open. Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) ndaj australianit John Millman. Ndeshje e mirë e Nadal, që në të trija setet pati epërsi në fushë, duke e merituar fitoren.

E papritura më e madhe ishte eliminimi i numrit 4 në botë, austriakut Dominic Thiem, i cili u mund 3-1 nga italiani Thomas Fabbiano (6-4, 3-6, 6-3, 6-2). Një ndeshje e dobët e Thiem, i cili nuk dha atë që pritej në fushë, duke i thënë shpejt “lamtumirë” turneut.

Në raundin e dytë shkon australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 Steve Johnson, ndërkohë që surprizë është edhe eliminimi i grekut Stefanos Tsitsipas. Ballkanasi u mund 3-1 nga Andrey Rublev. Fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 5 në botë, i cili mposhti 3-2 Radu Albot.

Një biletë për më tej ka siguruar edhe francezi Gael Monfils (3-0 ndaj Albert Ramos), por u eliminuan dy patriotët e tij: Jo-Wilfried Tsonga dhe Richard Gasquet. Në raundin e dytë avancojnë edhe kroati Marin Cilic, fitues i US Open në vitin 2014 si dhe spanjolli Fernando Verdasco. 

(Kosova Sot Online)