Roma e do dyshen e Juventusit

  • 28 August 2019 - 13:01
Roma e do dyshen e Juventusit

“Giallorossi” dëshirojnë t’i transferojnë sulmuesin Mario Mandzukic dhe mesfushorin Emre Can.

Roma po planifikon të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Klubi italian ia ka vënë syrin dy futbollistëve të Juventusit.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se “Giallorossi” janë të interesuar ta transferojnë dyshen Mario Mandzukic – Emre Can.

“Bianconeri” po planifikojnë ta shesin sulmuesin kroat dhe mesfushorin gjerman, prandaj një ofertë e mirë nga rivali italian mund ta bind Juven që t’ia shesë këta dy lojtarë.

Ndërkohë, Roma e pëlqen edhe qendërmbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, i cili po ashtu pritet të largohet nga Torino.

(Kosova Sot Online)