Juventusi dhe Milani, në garë për talentin anglez

  • 28 August 2019 - 14:03
Juventusi dhe Milani, në garë për talentin anglez

Dy gjigantët italianë – Juventusi dhe Milani – raportohet se janë të interesuar për transferimin e sulmuesit 17-vjeçar të Arsenalit dhe Anglinë, Sam Greenwood, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, që të dyja klubet dërguan skautë për ta përcjellë Greenwoodin në Kampionatin Evropian U-17 gjatë kësaj vere.

Përkundër që Kombëtarja e Anglisë u eliminua qysh në fazën e grupeve të kësaj gare, 17-vjeçari i shënoi tri gola për vendin e tij.

The Sun shton se Juventusi e sheh Greenwoodin si futbollist shumë të talentuar dhe pret nga ai që në të ardhmen të bëhet njëri ndër më të mirët në botë, përderisa drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, e njeh lojtar mirë nga koha sa ishte në Arsenal.

Në anën tjetër, The Sun, HITC Sport dhe Le Dijon raportojnë se sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Stephy Mavididi, është duke iu bashkuar skuadrës së Ligue 1, Dijon, në formë huazimi për këtë sezon.

Bardhezinjtë e transferuan Mavididin nga “Topçinjtë” verën e kaluar dhe, pasi e kaloi sezonin 2018/19 me ekipin U-23, ai do të vazhdojnë zhvillimin e tij si futbollist në Francë. 

(Kosova Sot Online)