Anglia pritet t’i ftojë dy futbollistët në super-formë për ndeshjen me Kosovën

  • 28 August 2019 - 15:14
Anglia pritet t’i ftojë dy futbollistët në super-formë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Anglisë mund të ketë risi për ndeshjet e shtatorit, ndaj Bullgarisë dhe Kosovës. Trajneri Gareth Southgate për ndeshjen ndaj “Dardanëve” mund t’i ftojë dy futbollistët në formë, Mason Mount të Chelseat dhe James Maddison të Leicester Cityt

Mason Mount mund të shpërblehet për formën e tij të shkëlqyeshme me ftesë në Përfaqësuesen e Anglisë për ndeshjet e shtatorit, shkruan Gazeta Express.

“Tre Luanët” do të përballen me Bullgarinë më 7 dhe Kosovën më 10 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Mesfushori po shkëlqen nën drejtimin e Frank Lampardin dhe ky fakt i ka rënë në sy përzgjedhësit Gareth Southgate, i cili e pëlqen shumë futbollistin.

Ky i fundit pritet ta përfshijë futbollistin ofanziv në listën që do ta bëjë publikë të enjten.

Mount i ka realizuar dy gola në katër ndeshje këtë sezon me klubin anglez.

29 vjeçari ishte ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë dhe Spanjës në vitin 2018, por nuk ka zhvilluar ende ndeshje me Anglinë.

Gjithashtu, në ndeshjen eliminatore për Euro 2020 mund të ftohet edhe James Maddison, i cili e pati një fillim të mirë të sezonit me Leicesterin.

Mesfushori ka luajtur në ekipin U-21 të Anglisë në kampanjën dëshpëruese të Euro 2019 këtë verë.

(Kosova Sot Online)