Kosova synon ta vazhdojë rrugëtimin në “Petras 2019” me fitore kundër Andorrës

  • 28 August 2019 - 15:21
Kosova synon ta vazhdojë rrugëtimin në “Petras 2019” me fitore kundër Andorrës

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e djemve në “beach volley”, i përbërë nga Faton Mustafa dhe Armend Berisha, do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në kuadër të Lojërave të dyta Mesdhetare “Patras 2019” nesër.

Përkundër disfatës së sotshme – kundërPortugalisë, 2:0 në sete (21:15 dhe 21:13) – Kosova do të tentojë ta vazhdojë rrugëtimin në Patras të Greqisë me fitore kundër Andorrës.

Në Grupin B, ku marrin pjesë këto tri Kombëtare të lartpërmendura, garon edhe Franca, e cila sot e mposhti Andorrën.

Kosova pësoi disfatë në ndeshjen e parë në Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patras 2019, ku po merr pjesë për herë të parë në një turne të tillë.

Skuadrat e Kosovës ishin vendosur në Patras të Greqisë para shtatë ditësh për t’i filluar përgatitjet për këto lojëra, përderisa garat filluan më 25 gusht, ndërsa do të përfundojnë të shtunën, më 31 gusht.

Përveç këtyre të dyve, Kosova po përfaqësohet në Patras edhe nga tre sportistë të tjerë: dy volejbolliste, Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani, dhe notarit Arti Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)